Trump del para gjyqit për tu përballur me akuzat ndaj tij në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Donald Trump do të dalë përpara gjykatës më 25 mars 2024 për tu përballur me akuzat penale që janë ngritur ndaj tij. Kjo kohë përkon me kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku Trump kërkon kandidimin e republikanëve për tu rikthyer në shtëpinë e Bardhë

25 marsi i vitit 2024 është përcaktuar për seancën paraprake në procesin penal ndaj Ish presidentit Donald Trump, e cila përkon me kulmin e sezonit për zgjedhjet presidenciale brenda Partisë Republikane.

Në seancën e së martës, gjykatësi i Manhatanit, Juan Merchan shqyrtoi urdhrin që ndalon ish-presidentin Trump të shpërndajë publikisht disa prova të prokurorisë kundër dëshmitarëve ose personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Për të shmangur sfidat e sigurisë dhe logjistikës që shoqëruan shpalljen e akuzës ndaj Trump muajin e kaluar u lejua që ky i fundit të mos paraqitej personalisht në gjykatë, por të lidhej online.

Ish presidenti i SHBA ka deklaruar pafajësinë më 4 prill për 34 akuza lidhur me falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat që kompania e tij i kishte dhënë avokatit të tij në atë kohë Michael Cohen.

Prokurorët thonë se këto pagesa kishin për qëllim ta bënin Cohen të gjatë fushatës së vitit 2016 lidhur me akuzat ndaj Trump për marrëdhënie jashtëmartesore me yllin pornografik.

Avokatët e ish-presidentit Trump po kërkojnë që çështja e tij penale të transferohet në gjykatën federale. Derisa të vendoset nëse një gjë e tillë do të pranohet, ajo do të vazhdojë në gjykatën shtetërore.

Gjykatësi Merchan ka bërë të qartë se urdhri mbrojtës nuk duhet të interpretohet si një urdhër për t’i mbyllur atij gojën dhe se zoti Trump ka të drejtë të mbrohet publikisht  duke vënë në dukje statusin e veçantë të Trump si ish-president dhe kandidat aktual.

Kategoritë
Lajme