Presidenti francez Emmanuel Macron u takua të hënën me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, me shpresën për ta bindur që të përfshijë liderët evropianë në bisedimet me Rusinë ndërsa vazhdojnë negociatat e paqes në Ukrainë.
Në një moment gjatë bisedës së tyre në Zyrën Ovale, Trump e ndërpreu Macron-in duke thënë: “Nuk kuptoj asnjë fjalë që thua.”
Macron po fliste në frëngjisht kur gazetarët e Shtëpisë së Bardhë i bënë disa pyetje.
Trump shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve kur shtoi se gjuha e Macron-it është “shumë e bukur”.
Më pas, Trump kërkoi nga përkthyesja që t’i përkthente deklaratat e Macron-it në anglisht.