Trump e quan Zeleskyn komedian modest e diktator pa zgjedhje që del keq në sondazhe: Lëviz para se të mbetesh pa Ukrainë

Republican presidential nominee former President Donald Trump meets with Ukraine's President Volodymyr Zelenskyy at Trump Tower, Friday, Sept. 27, 2024, in New York. (AP Photo/Julia Demaree Nikhinson)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit ka thënë se Trump jeton në një ambient ku informatat janë të shtrembëruara nga Rusia dhe se ka nevojë për më shumë historik rreth asaj se kush e ka nisur luftën, shkruan Gazeta Express.

Trump ka qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj Zelenskyt, duke thënë se një komedian me sukses modest ka nxitur SHBA-në të shpenzojë 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që s’mund të fitohej dhe që s’duhej të nisej kurrë.

Përveç kësaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë e pa SHBA-në dhe pa Trumpin, problemi i kësaj luftë s’do të zgjidhej kurrë.Sa i përket ndihmës amerikane për Ukrainën, Trump thotë se Zelensky e pranon se gjysma e parave që janë dërguar “mungojnë”.

Trump në reagimin e tij e ka cilësuar Zelenskyn edhe si “diktator pa zgjedhje” që del keq në sondazhe, duke i kërkuar që të bëjë lëvizje shpejt, përpara se të mbetet pa Ukrainën.

“ Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja – Dhe kështu vazhdon…..”, ka shkruar Trump.

Kategoritë
BotaLajme