Trump në mesazhin e tij ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Presidenca e Kosovës njofton se në Trump në mesazhin e tij ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.
Trump në letrën dërguar presidentes Osmani ka theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.
“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e urimit të tij.
Trump gjithashtu ka theksuar rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar “mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus”.
Në fund të urimit, Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.