Trump e zgjat sanksionet ndaj Rusisë edhe për një vit tjetër

Shtëpia e Bardhë ka vendosur të zgjasë sanksionet kundër Rusisë për edhe një vit tjetër.

Kjo masë vazhdon sanksionet që fillimisht u vendosën gjatë administratës së presidentit Barack Obama dhe më pas u zgjeruan gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump dhe administratës së Joe Biden.

Sipas raportit të korrespondentit të Zërit të Amerikës nga Shtëpia e Bardhë, Misha Komadovsky, administrata e Donald Trump-it është thirrur në urdhrin ekzekutiv 13660, me të cilin është konfirmuar zgjatja e sanksioneve.

Këto sanksione u vendosën si përgjigje ndaj aktiviteteve të Rusisë që SHBA i konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. Sanksionet janë drejtuar kundër zyrtarëve qeveritarë rusë, subjekteve afariste dhe individëve, dhe gjithashtu përfshijnë masa kundër sektorëve ekonomikë të Rusisë, si energjia dhe financat.

Komadovsky gjithashtu ndau fotografi të dokumentit që do të publikohet zyrtarisht në Regjistrin Federal të SHBA-së të premten, me çka kjo vendim do të formalizohet.

Ky vendim vjen si pjesë e qasjes së vazhdueshme të administratës amerikane për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndërkombëtare, veçanërisht atyre që Rusia dyshohet se paraqet në kontekstin e sigurisë globale. Sanksionet e vendosura në vitin 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia, si dhe ato të viteve 2018 dhe 2022, tani do të zgjaten edhe për një vit tjetër, që do të thotë se do të mbeten në fuqi deri vitin e ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajme