Një gjykatës federal amerikan të enjten ka bllokuar përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Donald Trump-it, me të cilin hiqet garancia kushtetuese e shtetësisë me lindje, pavarësisht statusit imigrues të prindërve.
Gjykatësi i rrethit amerikan, John C. Coughenour, vendosi në një çështje të ngritur nga shtetet Washington, Arizona, Illinois dhe Oregon, të cilat pretendojnë se Amandamenti i 14-të dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme kanë forcuar shtetësinë me lindje.
Paditë përfshijnë dëshmi personale të avokatëve të shteteve, të cilët janë shtetas amerikanë me lindje, dhe emrat e grave shtatzëna që frikësohen se fëmijët e tyre nuk do të bëhen shtetas amerikanë.
Trump e nënshkroi këtë urdhër ditën e parë të mandatit të tij, dhe ai duhej të hynte në fuqi më 19 shkurt. Ky vendim do të prekte qindra mijëra persona të lindur në SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër rreth tridhjetë vende në botë ku zbatohet shtetësia me lindje, ose parimi “jus soli”.
“Të gjitha personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë,” thuhet në amandamentin që daton që nga viti 1868.