Trump i pezullon tarifat ndaj Meksikës për një muaj pas një marrëveshje me homologen meksikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar tarifat e reja ndaj Meksikës për një muaj pasi shteti fqinj ra dakord të përforcojë kufirin e vet verior me 10,000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të frenuar rrjedhën e drogave të paligjshme, veçanërisht fentanilit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një angazhim të SHBA-së për të vepruar për të parandaluar trafikimin e armëve me fuqi të lartë në Meksikë, tha presidentja meksikane Claudia Sheinbaum në X. Të dy liderët folën me telefon të hënën, vetëm disa orë përpara se të hynin në fuqi tarifat e SHBA ndaj Meksikës, Kinës dhe Kanadasë

SHBA dhe Meksika do të përdorin pezullimin njëmujor për t’u angazhuar në negociata të mëtejshme, tha Trump.

“Mezi pres të marr pjesë në ato negociata, me Presidentin Sheinbaum, ndërsa ne përpiqemi të arrijmë një “marrëveshje” midis dy vendeve tona,” shkroi ai në Truth Social.

“Ne kemi këtë muaj për të punuar dhe për të bindur njëri-tjetrin se kjo është mënyra më e mirë përpara,” tha Sheinbaum në një konferencë për shtyp.

Më herët Shtëpia e Bardhë tha se kishte vënë re Meksika kishte treguar “seriozitet” për të zbatuar atë çka parashikon urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump lidhur me tarifat, ndërsa Kanadaja i ka “keqkuptuar” ato, duke e parë si një luftë tregtare, mes dy vendeve fqinje.

Vendimi i presidentit Trump mbi tarifat që hyjnë në fuqi të martën kanë nxitur një luftë tregtare që mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale si dhe rritje të inflacionit.
Tregjet financiare në ‘Wall Street’ dhe në mbarë botën shënuan rënie nxitur nga vendimi mbi tarifat i Presidentit Donald Trump.

Kategoritë
BotaLajme