Trump nënshkruan urdhrin për heqjen e kufizimeve të ujit, ndryshon rregullat klimatike Obama-Biden

“Në rastin tim, më pëlqen të bëj një dush të bukur, të kujdesem për flokët e mia të bukura. Sipas këtyre rregulloreve, duhet të qëndroj nën dush për 15 minuta, gjë që mendoj se është qesharake”, tha Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për heqjen e kufizimeve në rrjedhën e ujit nga banjat e dushit, një veprim që synonte të ndryshojë masat e ruajtjes së ujit të vendosura nga administrata e sih-presidentëve Barack Obama dhe Joe Biden përballë thatësirës dhe ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu.

Në një ceremoni nënshkrimi dje në Zyrën Ovale, Trump shprehu zhgënjimin me rregulloret aktuale të presionit të ujit, të cilat kufizojnë rrjedhën në 2,5 galonë, përkatësisht 9,5 litra në minutë.

“Në rastin tim, më pëlqen të bëj një dush të bukur, të kujdesem për flokët e mia të bukura. Sipas këtyre rregulloreve, duhet të qëndroj nën dush për 15 minuta, gjë që mendoj se është qesharake”, tha Trump.

Ai prej kohësh ka bërë ankesa të ngjashme për masat e ruajtjes së ujit.

Urdhri ekzekutiv urdhëron Departamentin e Energjisë të shfuqizojë kufizimet, jo vetëm për banjat e dushit, por edhe për pajisjet e tjera që përdorin ujin, përfshirë tualetet dhe pjatalarëset.

Një fletë infromative e Shtëpisë së Bardhë, e lëshuar dje, theksoi masën si një përgjigje ndaj “rregullimit të tepërt”, duke pretenduar se kufizime të tilla mbysin ekonominë dhe cenojnë liritë personale.

“Ne do t’i heqim qafe ato kufizime. Ju keni shumë vende ku ata kanë ujë, ata kanë aq shumë ujë sa nuk dinë çfarë të bëjnë me të. Por njerëzit blejnë një shtëpi, hapin lavamanin dhe uji mezi del. Ata bëjnë dush, uji mezi del. Dhe është një kufizim i panevojshëm”,” ka thënë Trump në fletën infromative.

Siç thuhet më tej, urdhri i ri synon të sigurojë që amerikanët të kenë qasje në pajisje më efikase ndaj ujit, pa ndërhyrje të tepruar burokratike.

Trump theksoi se masa do t’i çlirojë amerikanët nga rregulloret kufizuese dhe do t’u japë atyre lirinë për të zgjedhur pajisje dushi dhe pajisje të tjera që plotësojnë nevojat e tyre.

Megjithatë, sipas Monitorimit të Thatësirës të qeverisë amerikane, lëvizjet e tilla mund të mos i mbijetojnë kërkesave të ndryshimeve klimatike, me 43,37 për qind shteteve amerikane në një gjendje thatësire që nga 1 prilli.

Kategoritë
BotaLajme