Trump pas rezultateve të zgjedhjeve në Gjermani: Qytetarët treguan se janë lodhur nga agjenda e pakuptimtë

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar partinë konservatore në Gjermani për atë që e quajti një “fitore shumë të madhe dhe të shumëpritur” në zgjedhje.

Trump theksoi se, ngjashëm me atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe qytetarët gjermanë janë lodhur nga një “agjendë pa logjikë”, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe emigracionit, e cila ka dominuar për vite me radhë.

Ai e quajti këtë ditë një “ditë të madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e një burri me emrin Donald J. Trump”. Presidenti përfundoi urimin e tij me fjalët:“Urime të gjithëve — priten edhe shumë fitore të tjera!”

Kategoritë
BotaLajme