Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten e zbuti kritikën e tij të ashpër ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës midis Kievit dhe Moskës.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump e zbuti komentin e tij të mëparshëm për Zelenskyn, duke përfshirë edhe një postim në rrjetet sociale javën e kaluar, ku e quante atë “diktator”.
I pyetur nga gazetarët nëse ende beson se Zelensky është diktator, Trump u përgjigj: “A e thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e thashë. Pyetja tjetër.”
“Ne duam të punojmë me të… dhe do të punojmë me të”, tha Trump.
“Mendoj se unë dhe presidenti në fakt kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta u bë pak e tensionuar sepse donim diçka nga ato që kanë kombet evropiane.”