“Ajo që dua të them në të vërtetë është se do të doja ta zgjidhja atë dhe mendoj se do të jem i suksesshëm”, tha presidenti amerikan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se komentet e tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve ishin “pak sarkastike”, transmeton Anadolu.
“Epo, unë isha pak sarkastik kur e thashë këtë”, tha Trump në një intervistë për programin televiziv ‘Full Measure’, ku u pyet për premtimet e tij për fushatën elektorale.
“Ajo që dua të them në të vërtetë është se do të doja ta zgjidhja atë dhe mendoj se do të jem i suksesshëm”, tha presidenti amerikan.
Sipas video-klipit të shpërndarë para se episodi të transmetohet nesër, Trump gjithashtu u pyet se çfarë do të bëjë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, refuzon një armëpushim.
“Lajm i keq për këtë botë, sepse kaq shumë njerëz po vdesin, por mendoj se ai do të pajtohet. Me të vërtetë mendoj. Mendoj se e njoh shumë mirë dhe mendoj se do të pajtohet”, tha ai.
Gjatë fjalimit të tij të fushatës presidenciale në një ngjarje në maj të vitit 2023, Trump tha: “Ata po vdesin, rusët dhe ukrainasit. Unë dua që ata të mos vdesin më. Dhe unë do ta bëj këtë. Do ta bëj brenda 24 orësh”.