Tarifat kundër Kinës u rritën në 145% dhe tarifat ndaj shumicës së vendeve të tjera u shtynë. Tani, papritmas, edhe presioni i ujit në dushe do të rritet gjithashtu.
Presidenti i SHBA Donald Trump pati një ditë të ngarkuar dje, por një shqetësim i dukej veçanërisht në sy.
Presioni i ulët i ujit në dushe prej vitesh e shqetëson presidentin, por tashmë, me dekret të veçantë, ka hequr kufirin e detyrueshëm të presionit të ujit në dushe.
“Më pëlqen të bëj një dush të këndshëm për t’u kujdesur për flokët e mi të bukur”, shpjegoi presidenti gjatë nënshkrimit në Zyrën Ovale.
“Më duhet të qëndroj nën dush për 15 minuta derisa të lagem. Më del pika, pika dhe pikon, pikon. Është qesharake”, shtoi ai.
”Administrata e paraardhësit të tij Joe Biden u kishte shpallur luftë dusheve”, tha një zëdhënës në nënshkrimin e dekretit.
Në një deklaratë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të titulluar “Presidenti Donald J. Trump i bën dushet e Amerikës përsëri të shkëlqyera”, presidenti kishte rikthyer lirinë e dushit dhe eliminoi rregulloret e panevojshme, tha Shtëpia e Bardhë.
Amerikanët duhet të jenë në gjendje të zgjedhin lirshëm kokat e dushit, pa ndërhyrjen e qeverisë.
“Kokat e dushit nuk do të jenë më të dobëta dhe të pavlera”, thuhej në njoftimin për shtyp.
Administratat e mëparshme demokratike e kishin kufizuar rrjedhën në kokat e dushit në pak më pak se 10 litra në minutë për arsye të kursimit të energjisë.