Trump ‘sulmon’ Zelenskyn: Lufta nuk duhet të kishte nisur, Ukraina mund të kishte bërë paqe më herët

Donald Trump lëshoi një breshëri deklaratash kundër presidentit të Ukrainës Donald Trump pasi ky I fundit e quajti surpriozë përjashtimin nga negociatat me rusinë për ti dhënë fund luftës.

Kreu I Shtëpisë së Bardhë pa diplomaci tha Ulkraina mund të kishte bërë paqe me herët.

Zelenski në reagim tha se Trump jeton në një hapësirë dezinformimi të krijuar nga rusia

Dukej sikur presidenti I Ukrainës I kishte parë të gjitha deri sa nxiti replikën e Donald Trump.

Pa diplomaci dhe me gjuhë të ashpër presidenti I SHBA e fshikulloi me kritika publike

Ky reagim I fortë I kreut të Shtëpisë së Bardhë pasoi  qëndrimin e homolohut të tij ukrainas

Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit e quajti surprizë përjashtimin nga tryeza e bisedimeve në Riad.

”Sot dëgjova, ‘Oh ne nuk ishim të ftuar’, epo, keni tre vjet në luftë. Duhet ti kishit dhënë fund. Madje nuk duhet ta kishe filluar kurrë.”

Por shton se pavarësisht vonesave, një marrëveshje është afër.

”Unë mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte.”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi gjithëashtu ashpër duke deklaruar Donald Trump po “jeton në një hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Rusia.

“Me gjithë respektin për Presidentin Donald Trump si një lider… ai po jeton në këtë hapësirë dezinformimi,” shton ai.

Sfidoi se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si lider tani, kjo nuk do të funksionojë, pasi vlerësimi për të tha se është e lartë

Këto komente vijnë pasi Trump pretendoi se Zelensky – i cili fitoi një mandat pesëvjeçar në vitin 2019 – kishte një “mbështetje prej vetëm 4%”.

“Nuk mund ta shes shtetin tonë”, ishte përgjigja e Presidentit ukrainës u pyet rreth propozimit të SHBA-së për mineralet e tokës.

Kievi ka thënë vazhdimisht se nuk do të njohë asnjë marrëveshje për luftën të bërë pa prezencën e ukrainës.

Në Riad, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska nuk do të pranonte trupat e NATO-s në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio tha se bisedimet ishin “hapi i parë i një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë” për t’i dhënë fund luftës.

Në përfundim palët njoftuan se u dakordësuan për të caktuar ekipe për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme