Trump: “Të shkosh mirë” me Korenë e Veriut dhe Rusinë është një gjë e mirë

“Unë kalova mirë me Kim Jong-un e Koresë së Veriut. Mos harroni se kalova… personi i parë që kaloi nga ky vend”, tha Trump

Kandidati republikan presidencial i SHBA-së, ish-presidenti Donald Trump, ka deklaruar se “të shkosh mirë” me Korenë e Veriut dhe Rusinë është “një gjë e mirë”, transmeton Anadolu.

Dje, në një tubim në Pensilvani, Trump iu referuara komenteve të kandidates demokrate për president, Kamala Harris, se ndryshe nga Trump ajo nuk do të jetë “komode me diktatorët”.

Trump përmendi edhe takimin e tij të vitit 2019 me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar me Korenë e Jugut, duke theksuar se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në territorin e Koresë së Veriut gjatë asaj vizite.

“Unë kalova mirë me Kim Jong-un e Koresë së Veriut. Mos harroni se kalova… personi i parë që kaloi nga ky vend”, tha Trump.

“Ne gjithashtu pamë aftësinë e tij bërthamore. Është shumë thelbësore… e dini, të shkosh mirë është një gjë e mirë. Nuk është një gjë e keqe”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pas fjalimit të zv/presidentes Harris për pranimin e nominimit në Chicago më 23 gusht.

Ajo kritikoi Trump-in, i cili shpesh është mburrur për marrëdhëniet e tij personale me Kim Jong-un, duke deklaruar se ajo nuk do të jetë “komode me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong-un që po rrënjosin për Trump-in”.

Kategoritë
BotaLajme