Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka njoftuar në rrjetet sociale se do të rrisë tarifën për të gjithë çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA nga Kanadaja në 50%.
Një tarifë prej 25% ishte vendosur të zbatohej për të mërkurën.
Afërsisht 1.5 milionë shtëpi dhe biznese amerikane në shtetet kufitare veriore të Nju Jorkut, Miçiganit dhe Minesotës do të ndikohen, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Tarifat e Presidentit Trump janë një fatkeqësi për ekonominë amerikane. Ato po e bëjnë jetën më të shtrenjtë për familjet dhe bizneset amerikane”, tha kryeministri i Ontarios (një provincë kanadeze), Doug Ford, në një deklaratë të hënën.
Në konferencën për shtyp të së hënës, Ford kërcënoi se do të përshkallëzohej më tej nëse SHBA rrit tarifat e tyre ndaj Kanadasë.