Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare për shkak të sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleatëve të tyre, si Izraeli, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Me këtë urdhër do të vendosen sanksione financiare dhe kufizime vizash për gjyqtarët dhe anëtarët e familjeve të tyre që ndihmojnë në hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër shtetasve amerikanë ose aleatëve të tyre.
Më parë, Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për heqjen e sanksioneve ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar.
Këto sanksione ishin vendosur nga paraardhësi i tij, ish-presidenti amerikan Joe Biden, me një urdhër ekzekutiv në shkurt.