Trupat amerikane në Ukrainë me ‘bunker-shkatërrues’ në krah (Foto)

Këto foto tregojnë trupat amerikane të vendosura në Ukrainë, duke stërvitur ushtarët e Kievit.

Trupat amerikane po i mësojnë ushtarët ukrainas se si të përdoren disa raketahedhëse, të njohur ndryshe edhe si ‘bunker-shkatërruesit’. Këto raketa janë të projektuara për të shkatërruar betonin, tullat dhe çdo pozicion mbrojtje me thasë rëre.

Ushtarët amerikanë janë pjesë e Gardës Kombëtare të Floridas. Mendohet se të paktën 200 ushtarë amerikanë janë vendosur në Ukrainë. Amerika ka dërguar edhe të paktën 300 raketa anti-tank Javelin në Ukrainë.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten të larta. Moska ka dërguar rreth 130 mijë ushtarë në kufirin me Ukrainën, së bashku me tanke dhe artileri të rëndë.

Kategoritë
BotaLajme