Trupat turke arrijnë në Katar për të ndihmuar në sigurinë e Kupës së Botës

Ambasadori i Türkiye-s në Doha Mustafa Göksu priti ushtarët turq në aeroport.

Forcat turke arritën në Katar në kuadër të operacionit “Mburoja e Kupës së Botës” për të ofruar siguri në Kupën e Botës FIFA 2022, njoftoi Ambasada e Türkiye-s në Doha.

Ambasadori i Türkiye-s në Doha Mustafa Göksu priti ushtarët turq në aeroport.

“Türkiye është gjithmonë e gatshme të kontribuojë në përpjekjet e Katarit për suksesin e turneut”, tha ambasada në Twitter.

Si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh për sigurinë, Ankaraja do të vendosë policinë kundër trazirave, specialistë të bombave dhe qen hetues për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kategoritë
BotaLajme