Disa ditë pasi u konfirmua se Thomas Tuchel do të largohej nga Bayern Munich në fund të sezonit, trajneri beson se ai nuk është i vetmi përgjegjës për këtë sezon të gjigantit gjerman.
Gjithsesi, Tuchel tani tha se situata është më e mirë dhe ndikon për ndeshjet dhe stërvitjet
“Nuk ka rëndësi nëse e kuptoj vendimin e klubit apo nëse jam i kënaqur me të. E vetmja gjë që ka rëndësi tani është se ka qartësi. Qartësia sjell liri dhe është e mirë për ndeshjet dhe stërvitjet”, tha Tuchel para ndeshjes kundër Leipzigut.
“Nuk duhet të mendoni për pasojat afatgjata të zgjedhjeve tuaja. Mund të jesh pak më i pamatur”, shtoi ai
“Bavarezët” janë tetë pikë prapa liderit të Bundesligës, Bayer Leverkuseni, kurse janë të eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.
Kampioni në fuqi gjerman gjithashtu ka humbur ndeshjen e parë ndaj Lazios, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi një mospërputhje nga stërvitja në ndeshje dhe trajneri është përgjegjës. Nuk mendoj se jam problemi i vetëm, por pranoj përgjegjësinë time. Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si luajmë dhe kam qenë i pakënaqur për një kohë të gjatë”, vazhdoi 50-vjeçari.
“Tani kemi një situatë të re, por situata është zgjidhur dhe komunikuar, por nuk mendoj se jam problemi i vetëm”, deklaroi Tuchel.