Turisti rus në Mal të Zi sulmon familjen ukrainase (Video)

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale pretendohet se një turist rus në Mal të Zi sulmon një familje ukrainase për shkak se kanë flamuj ukrainas.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se kjo situatë ka nxitur reagime të shumta në vend.

Aktivisti malazez Aleksandar Sasha Zekoviç, i ka bërë thirrje Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të reagojnë urgjentisht. Në një postim në rrjetet socisale ai thotë se edhe menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja ka mbajtur anën e rusit.

“Menaxheri i restorantit merr anën e rusit agresiv. Ngjarja ka ndodhur në Ponta Beach Club në Petrovac”, citohet të jetë thënë në njoftim.

Pamjet tregojnë gjithashtu se si një punonjës restoranti shtyn duke nxjerrë jashtë njerëzit e veshur me flamuj ukrainas.

Kategoritë
LajmeRajoni