Turistit amerikan i vidhet ora gjatë vizitës në Barcelonë, në polici tha se kushton 800 mijë dollarë – ata ia vlerësuan 45 mijë

Ky është momenti kur një hajn ia vjedh orën luksoze nga dora një turisti amerikan, që kishte shkuar për pushime me familje në Barcelonë.

Sikur kjo të mos mjaftonte policia vlerësoi se ora kushton 45 mijë dollarë, por pronari këmbëngul se bëhet fjalë për një orë 800 mijë dollarëshe Hublot, transmeton Telegrafi.

Identiteti i turistit nuk është zbuluar nga policia spanjolle, që po ecte në sheshin e qytetit me familje, kur një hajn i erdhi nga pas dhe ia vodhi orën nga dora.

Gjatë mbushjes së formularit në polici, turisti amerikan e kishte vlerësuar se ora e tij kap shumën e 800 mijë dollarëve, por një ditë më pas ata ia kishin zbritur në 45 mijë.

Megjithatë akoma nuk dihet se pse policia në Barcelonë, ia kishin ulur vlerën e orës së turistit amerikan.

Kategoritë
BotaLajme