Turistja nga Çekia dyshohet se u kafshua nga qentë endacakë në kampusin e UP-së

Një turiste nga Çekia dyshohet se është kafshuar nga qentë endacakë sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Kështu thuhet në një postim nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” .

Sipas kësaj faqe, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, thuhet në postim.

Kategoritë
LajmeVendi