Një turiste kanadeze që po pushonte në Ishujt Turks dhe Caicos u sulmua nga një peshkaqen teksa përpiqej të bënte një foto me të. Si pasojë e sulmit, gruaja fatkeqe humbi të dy duart.
Peshkaqenët herë pas here shkaktojnë incidente të rënda për turistët, por këtë herë pasojat ishin shkatërruese.
DËSHIRA PËR NJË FOTO PËRFUNDOI NË TRAGJEDI
Ngjarja ndodhi në juglindje të Bahamave, në Ishujt Turks dhe Caicos, ku turistja kanadeze u përball me një situatë dramatike.
Teksa përpiqej të bënte një foto me peshkaqenin, ajo u sulmua papritur. Peshkaqeni i kapi krahët me nofullat e tij, duke shkaktuar dëmtime të rënda.
Pas sulmit, mjekët u detyruan t’i prisnin të dyja duart për t’i shpëtuar jetën.
AMPUTIMI I TË DY DUARVE
Njëra nga duart u amputua nën kyçin e dorës, ndërsa krahu tjetër deri në gjysmën e parakrahut.
Sipas New York Times, gruaja u dërgua më pas në Kanada për të vijuar trajtimin mjekësor.
Ky incident shërben si paralajmërim për rreziqet që lidhen me përpjekjet për t’u afruar shumë pranë faunës së egër detare.