Türk Hava Yolları do të bëhet sponsor i UEFA Ligës së Kampionëve

Sipas marrëveshjes, logoja e kompanisë ajrore turke do të vendoset në shumë fusha dhe ekranet LED para, gjatë dhe pas transmetimit të ndeshjeve.

Kompania ajrore turke, Türk Hava Yolları (THY), njoftoi se do të bëhet sponsor zyrtar i UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se ndeshja finale e kompeticionit elitar të futbollit do të mbahet më 10 qershor 2023 në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, kompania ajrore turke deklaroi se “bashkëpunimi prestigjioz është një nga sponsorizimet më të rëndësishme në historinë e sportit turk”.

Sipas marrëveshjes, logoja e THY do të vendoset në shumë fusha dhe ekranet LED para, gjatë dhe pas transmetimit të ndeshjeve.

Kompania ajrore turke do të jetë gjithashtu sponsori zyrtar i Superkupës së UEFA-s, Ligës së Kampionëve në Futsal të UEFA-s dhe finales së UEFA Ligës së të rinjve.

Më herët, Türk Hava Yolları u bë linja ajrore e parë në botë që bashkëpunoi me UEFA-n si sponsor kryesor i Kampionatit Evropian 2016.

Türk Hava Yolları ka sponsorizuar disa ekipe sportive si Barcelona, ​​Manchester United, Borussia Dortmund, Olympique Marseille dhe River Plate.

Kategoritë
Sport