Turkish Airlines ndryshon emrin: Avioni tani do të emërtohet në turqisht “Türk Havayolları”

Ky veprim vjen pasi qeveria turke ka bërë një hap simbolik në këtë drejtim duke ndryshuar emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye”

Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se kompania ajrore kombëtare do të realizojë fluturimet e saj ndërkombëtare me emrin “Türk Havayolları” duke zëvendësuar atë “Turkish Airlines”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim vjen pasi qeveria turke ka bërë një hap simbolik në këtë drejtim duke ndryshuar emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye” ndërkombëtarisht në të gjitha komunikimet dhe aktivitetet për forcimin e brendit kombëtar të vendit.

Më 1 qershor, emri i shtetit “Turkey” u zëvendësua me “Türkiye” në Kombet e Bashkuara (OKB), pas një kërkese të Ankarasë për t’u referuar si e tillë.

Brendi i ri “Türkiye” është tashmë në përdorim në gjuhë të huaja.

Kategoritë
BotaLajme