‘Turkish Airlines’ shpallet aviotransportuesi më i mirë në Evropë

Shefi ekzekutiv i agjencisë ‘Skytrax’, Edward Plaisted, përgëzoi kompaninë ‘Turkish Airlines’, duke theksuar se çmimet janë “arritje përrallore në atë që është një nga tregjet më konkurruese”

Kompania ajrore turke ‘Tukish Airlines’ është shpallur transportuesi më i mirë ajror në Evropë në ‘World Airline Awards’ të organizuar nga agjencia e vlerësimit të transportit ajror ‘Skytrax’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një sondazhi të kryer mes shtatorit 2021 dhe gushtit 2022, që përfshinte përgjigjet e më shumë se 14 milionë klientëve në internet nga 100 kombësi, transportuesi ajror turk, i cili fluturon në më shumë vende se çdo transportues tjetër ajror, mori titullin shumë konkurrues ‘Best Airline’ në Evropë.

‘Turkish Airlines’ fitoi dy çmime të tjera të mëdha në ceremoni, përkatësisht çmimin ‘Best Business Class Catering’ dhe ‘Best Airline’ në Evropën Jugore.

Në ndarjen e çmimeve, ‘Qatar Airways’ për herë të shtatë u shpall linja ajrore më e mirë në botë, duke fituar titullin prestigjioz ‘Airline of the Year 2022’.

‘Singapore Airlines’ ishte transportuesi i dytë më i mirë në botë, ‘Emirates’ i treti, ‘All Nippon Airways’ i katërti dhe ‘Qantas Airways’ i pesti.

‘Turkisht Airlines’ u shpall linja ajrore e shtatë më e mirë në botë, nga më shumë se 350 linja ajrore të përfshira në rezultatet e sondazhit.

“Me qasjen tonë të privilegjuar të shërbimit, që na dallon nga konkurrentët tanë, ne vazhdojmë të bëjmë hapa të vendosur drejt qëllimit tonë për ta bërë markën ‘Turkish Airlines’ më të mirën në botë duke u ndërtuar në shërbimin e pakrahasueshëm që ne ofrojmë”, tha Ahmet Bolat, kreu i bordit dhe komitetit ekzekutiv i kompanisë ‘Turkish Airlines’.

Shefi ekzekutiv i agjencisë ‘Skytrax’, Edward Plaisted, përgëzoi kompaninë ‘Turkish Airlines’, duke theksuar se çmimet janë “arritje përrallore në atë që është një nga tregjet më konkurruese”.

E themeluar në vitin 1933, kompania ‘Turkish Airlines’ ka një flotë prej 389 avionësh (pasagjerësh dhe mallrash) dhe fluturon në 340 destinacione në 129 vende në mbarë botën, respektivisht në 287 destinacione ndërkombëtare dhe në 53 destinacione vendase.

Kategoritë
BotaLajme