Turkish Airlines zgjat deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga qytetet në zonat e tërmetit

“Fluturimet e evakuimit për dalje nga qytetet Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaraş, Malatya dhe Şanlıurfa do të vazhdojnë pa pagesë deri më datën 1 mars 2023”

urkish Airlines (THY) njoftoi se janë zgjatur deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga 9 qytetet në zonën e tërmetit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga media sociale e THY, thuhet se “Fluturimet e evakuimit për dalje nga qytetet Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaraş, Malatya dhe Şanlıurfa do të vazhdojnë pa pagesë deri më datën 1 mars 2023”.

Më tej në deklaratën ku qytetarët paralajmërohen që të mos vijnë në aeroport pa rezervime, thuhet se biletat mund të merren pa pagesë përmes faqes së internetit të THY dhe aplikacionit celular të përditësuar.

Kategoritë
BotaLajme