Türkiye, 10 shkolla të mesme nga 7 qytete do të pranojnë nxënës nga Ballkani

Për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të ulët (8-9 vjeçar) në vendet e Ballkanit, do të ofrohet mundësia që ata të vazhdojnë arsimin e tyre në 10 shkolla të mesme të ndryshme në 7 qytete të Türkiye-s.

Për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të ulët (8-9 vjeçar) në vendet e Ballkanit, do të ofrohet mundësia që ata të vazhdojnë arsimin e tyre në 10 shkolla të mesme të ndryshme në 7 qytete të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Në kuadër të protokollit të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Republikës së Türkiye-s dhe Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) për nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm të ulët (8-9 vjeçar) në vendet e Ballkanit, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë, do të ofrohet mundësia për arsimin me konvikt dhe bursë në 10 shkolla të mesme profesionale dhe teknike ndërkombëtare në Türkiye.

Këshilltari për Arsimin në Sarajevë, Berat Akçeşme informoi gazetarin e AA-së për programin e pranimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme profesionale dhe teknike Anadolu në kuadër të Programit të Arsimor Ndërkombëtar 2023-24.

Akçeşme nënvizoi se shkollat e mesme profesionale dhe teknike Anadolu në Türkiye kanë marrë një vrull të madh dhe se 10 shkollat në fjalë ndodhen në qytetet Ankara, Balıkesir, Bursa, İstanbul, Konya, Antalya dhe Ordu dhe se për nxënësit që do arsimohen në kuadër të protokollit do të sigurohet strehimi falas dhe mbështetje me bursë.

– “Aplikimet do të vazhdojnë deri më 25 maj”

“Për periudhën që nxënësit ndodhen në Türkiye do të përfitojnë edhe nga sigurimet e përgjithshme shëndetësore”, tha Akçeşme i cili shtoi se do të mbulohen biletat e udhëtimit me avion për vajtjen në Türkiye dhe kur të diplomohen dhe se do të kenë mundësinë të ndjekin kurse akademike pa pagesë.

Akçeşme vuri në dukje se nxënësit nga Ballkani që filluan shkollimin në Türkiye vitin e kaluar në kuadër të programit, kanë përfunduar me sukses shkollën përgatitore dhe se këtë vit nga rajoni presin aplikimet e nxënësve.

Ai theksoi se aplikimet që kërkojnë kushtin për të mos qenë shtetas të Republikës së Türkiye-s mund të bëhen përmes adresës https://tbbs.turkiyeburslari.gov.tr deri më 26 maj dhe se provimi me shkrim do të zhvillohet më 4 qershor ndërsa provimi me gojë do të mbahet në datat 4-9 qershor.

Më tej u theksua se rezultatet e provimit do të njoftohen më 12 qershor. Gjatë periudhës 12-30 qershor do të kërkohet sigurimi dhe dorëzimi i dokumenteve ndërsa më 11-15 shtator do të kryhet vajtja në Türkiye dhe vendosja nëpër shkolla.

Kategoritë
LajmeRajoni