Türkiye, 198 orë nën rrënoja, pas shpëtimit pyet për babain e tij

Në ditën e nëntë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş, nga rrënojat u shpëtuan vëllezërit Muhammed dhe Baki Yeninar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë vëllezërit Yaninar nga rrënojat ndërsa pasi dolën pyetën për babain e tyre, raporton Anadolu.

Në ditën e nëntë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş, nga rrënojat u shpëtuan vëllezërit Muhammed dhe Baki Yeninar.

Në ditën e nëntë, apo 198 orë pas tërmetit katastrofal, ekipet e shpëtimit nxorrën 17-vjeçarin Muhamed Enes Yaninar dhe vëllain e tij të madh 21-vjeçarin Baki Yaninar.

Baki Yanainar u tha shpëtimtarëve se në kohën kur ishte nën rrënoja kishte pirë pije me proteina të cilin e gjeti aty pranë.

“Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ju”, u tha shpëtimtarëve pasi që e nxorën dhe pyeti: “A ka ndonjë lajm nga babai im?”.

Shpëtimtarët i thanë se babai i tij më herët është shtruar në spital, njofton gazetari i Anadolu.

Të dy vëllezërit pasi u shpëtuan u transportuan në Spital.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

Kategoritë
BotaLajme