Türkiye mesazh ngushëllimi për viktimat si pasojë e shembjes së akullnajës në Itali

“Shprehim ngushëllimet tona për qeverinë dhe popullin e Italisë. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit ndërsa të zhdukurit të gjenden sa më parë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Turke

Ministria e Jashtme e Türkiye-s (Turqisë) publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën si pasojë e shembjes së akullnajës në Alpet e Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se me pikëllim të thellë është mësuar se ka humbje të jetëve, të plagosur dhe të humbur si pasojë e masës së akullt që u shemb dje në majën ‘Marmolada’ që ndodhet në anën e Italisë.

“Shprehim ngushëllimet tona për qeverinë dhe popullin e Italisë. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit ndërsa të zhdukurit të gjenden sa më parë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Mediat italiane njoftuan se si pasojë e shembjes së akullnajës dje, humbën jetën 6 persona, 8 janë plagosur ndërsa rreth 10 të tjerë janë të zhdukur. Ndërkohë vazhdojnë edhe punimet e kërkim shpëtimit.

Kategoritë
BotaLajme