Türkiye, nëna dhe djali i saj shpëtohen nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Ekipet e shpëtimit në lagjen Baglar të Diyarbakirit, nxorën nga rrënojat 32-vjeçaren Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat.

Në qytetin jugor turk, Diyarbakir, 101 orë pas tërmetit shkatërrues, të karakterizuar si “katastrofa e shekullit”, nëna dhe djai i saj u shpëtuan nga rrënojat, raporton Anadolu.

Ekipet e shpëtimit në lagjen Baglar të Diyarbakirit, nxorën nga rrënojat 32-vjeçaren Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat.

Nëna dhe djali i saj u shtruan në spital.

Të paktën 18.342 persona humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore të hënën, të cilat u karakterizuan si “katastrofa e shekullit”, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën të hënën pjesët jugore të Türkiye-s me epiqendër në Kahramanmaraş ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

Drejtoria për Situata Emergjente (AFAD) njoftoi se më shumë se 120 mijë personel kërkim-shpëtimi janë duke punuar aktualisht në terren.

Kategoritë
BotaLajme