Türkiye, shpërthen një makinë-bombë, plagosen 8 policë dhe 1 civil

Incidenti ka ndodhur në provincën juglindore Diyarbakir.

Në juglindje të Türkiye-s ka shpërthyer një makinë e parkuar në skaj të rrugës në momentet kur aty po kalonte një autobus që transportonte efektivë të policisë, ku si pasojë janë plagosur 8 policë dhe 1 civil, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendngjarje janë dërguar ekipe të urgjencës dhe pjesëtarë shtesë të policisë në provincën Diyarbakir.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu shkroi në Twitter se lidhur me shpërthimin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Shtatë nga të plagosurit kanë dalë nga spitali. Të tjerët janë nën vëzhgim mjekësor dhe gjendja e tyre nuk është kritike”, u tha gazetarëve guvernatori i Diyarbakirit, Ali Ihsan Su.

“Kemi arrestuar personin që mori makinën me qira, e solli këtu dhe shpërtheu si dhe personin që drejtoi taksinë pas incidentit në qarkun Lice të Diyarbakirit”, tha Su.

Kategoritë
BotaLajme