Turkja mundohet të realizojë një video për TikTok, por bie nga çatia dhe vdes – publikohen pamjet e momentit tragjik

Kubra Dogan, 23 vjeçe, e cila shkoi për të vizituar kushëririn e saj në Stamboll, humbi jetën duke rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash kur pllaka plastike në çati u shemb gjatë xhirimit të një videoje për platformën e mediave sociale TikTok.

Incidenti ndodhi dje në rrethin Sultaniye të Esenyurt rreth orës 19.30. Sipas informacioneve të marra, kushërira e Kubra Dogan, Helen M. erdhi në shtëpinë e tyre në Esenyurt për ta vizituar.

Ajo vendosi të shkojë në çati për të parë perëndimin e diellit dhe të xhirojë një video për ta publikuar në këtë rrjet social.

Dyshja kaloi ca kohë në çati duke bërë fotografi dhe video. Më vonë, ndërsa Kubra Dogan dëshironte të zbriste nga vendi i saj në çati, ajo shkel në panelin e plastikës. Në pamundësi për të mbajtur peshën e Doganit, paneli u shemb dhe turkja ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash në hapësirën e banesës.

Duke parë se kushërira e saj kishte pësuar aksident, Helen M. njoftoi familjen e saj. Ekipet shëndetësore dhe policore u dërguan në vendngjarje pas njoftimit. Ekipet që dolën në vendngjarje konstatuan se Dogan vdiq në vendngjarje. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme