Turqi, 14 të vdekur në një aksident të rëndë trafiku

18 persona jane lënduar si pasojë e përmbysjes së autobusit në provincën Balıkesir.

Një autobus pasagjerësh u përmbys në Turqinë perëndimore sot në orët e hershme, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe 18 të lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Autobusi doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në autostradën e provincës Balıkesir ndërsa po shkonte drejt rrethit Edremit të kësaj province në perëndim të Turqisë.

18 pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet pranë.

Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan në vendin e aksidentit, 11 persona vdiqën në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Kategoritë
BotaLajme