Turqi, 9 të vdekur dhe 30 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku

Një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion në rrethin Soma të provincës Manisa.

Nëntë persona humbën jetën dhe 30 u lënduan pasi një kamion dhe një autobus pasagjerësh u përplasën në rrethin Soma të provincës perëndimore të Turqisë Manisa, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët e lënduar u dërguan në spitalet në afërsi me ambulancë.

Sipas raportimeve fillestare, në autobus gjendeshin 50 persona.

Kategoritë
BotaLajme