Turqi, Bekir Bozdağ emërohet ministër i Drejtësisë

Bekir Bozdağ u emërua në detyrën e ministrit të Drejtësisë, pasi Abdulhamit Gül kishte bërë kërkesë për largim nga detyra dhe e cila u pranua.

Kryetari i Komisionit Kushtetues të Asamblesë së Madhe të Turqisë dhe deputet në qytetin Yozgat, Bekir Bozdağ u emërua ministër i Drejtësisë në vendin që u lirua nga Abdulhamit Gül i cili kishte bërë kërkesë për largim nga detyra dhe e cila u pranua me dekret presidencial, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi me nënshkrimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për emërimin e Bozdağ u publikua në “Gazetën Zyrtare”.

Sipas kësaj, Bekir Bozdağ u emërua në detyrën e ministrit të Drejtësisë, pasi Abdulhamit Gül kishte bërë kërkesë për largim nga detyra dhe e cila u pranua.

Emërimi është bërë në përputhje me nenet 104 dhe 106 të Kushtetutës.

Biografia e ministrit Bozdağ

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, lindi më 1 prill 1964 në rajonin Akdağmadeni në qytetin Yozgat. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Uludağ dhe ka kryer master për historinë e feve në Institutin e Shkencave Sociale në Universitetin Uludağ. Po ashtu Bozdağ ka përfunduar edhe Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Selçuk.

Ai ka ushtruar profesionin e avokatit dhe në vitin 1999 u bë kandidat për kryetar bashkie në rajonin Akdağmadeni për Partinë Fazilet. Ndërkohë gjatë viteve (1999-2001) ushtroi detyrën e zv/kryetarit përgjegjës për çështjet ligjore dhe politike të Partisë Fazilet.

Bozdağ ka kryer detyra të ndryshme dhe ai është zgjedhur deputet në qytetin Yozgat në mandatet legjislative 22, 23, 24, 26 dhe 27.

Ai ka kryer detyrën si anëtar i Komisionit të Drejtësisë të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë në periudhën e 22-të legjislative (2002-2007) dhe si zv/kryetar i grupit parlamentar të Partisë AK në periudhën legjislative të 23-të (2007-2011), zv/kryeministër në Qeverinë e 61-të ka shërbyer si ministër i Drejtësisë në Qeverinë 61, 62, 64 dhe 65, zv/kryeministër dhe zëdhënës në Qeverinë e 65-të ndërsa u zgjodh kryetar i Komisionit Kushtetues në mandatin e 27-të legjislativ.

Kategoritë
BotaLajme