Turqi nënshkroi marrëveshjen e parë për eksport të satelitit me kompaninë argjentinase

Si pjesë e marrëveshjes, do të prodhohet një satelit i quajtur ARSAT-SG1 për të përmbushur kërkesat e operatorit shtetëror të Argjentinës, GSM Arsat, dhe i njëjti është planifikuar të dorëzohet në vitin 2024

Turqia nënshkroi marrëveshjen e parë të eksportit të satelitit në Panairin Ndërkombëtar të Industrive të Mbrojtjes (IDEF) të mbajtur në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja trepalëshe u nënshkrua midis Industrive Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), kompanisë teknologjike me qendër në Argjentinë INVAP dhe kompanisë së tyre të përbashkët GSATCOM.

Si pjesë e marrëveshjes, do të prodhohet një satelit i quajtur ARSAT-SG1 për të përmbushur kërkesat e operatorit shtetëror të Argjentinës, GSM Arsat, dhe i njëjti është planifikuar të dorëzohet në vitin 2024.

Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, tha se projekti i do të plotësojnë nevojat e Amerikës së Jugut në vitet e ardhshme.

Demir theksoi se projekti satelitor, me jetëgjatësi 15-vjeçare në orbitë, do të krijojë mundësi të reja për të dy vendet dhe kompanitë dhe do të hapë horizonte të reja për Turqinë në industrinë hapësinore dhe satelitore.

Vicente Campeinni, përfaqësuesi i kompanisë INVAP, tha se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e një sateliti, por sigurimin e satelitit të parë komercial që do të ndërtohet nga të dy vendet.

Kategoritë
BotaLajme