Turqi, një foshnjë që besohet të jetë 2-muajshe shpëtohet nga rrënojat 128 orë pas tërmeteve

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca

Një foshnjë e mbetur nën rrënoja u shpëtua gjallë 128 orë pas tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore, raporton Anadolu.

Foshnja, e cila besohet të jetë 2-muajshe, është shpëtuar në rrethin Antakya të provincës Hatay nga ekipet e Bashkisë Metropolitane Kocaeli.

Foshnja është dërguar me ambulancë në spital.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Sipas shifrave të fundit, nga tërmetet në Türkiye jetën kanë humbur mbi 20.600 njerëz, kurse mbi 80.000 janë lënduar.

Kategoritë
BotaLajme