Turqi, parandalohet masakër e PKK-së ndaj civilëve në Stamboll

Soylu tha se forcat e sigurisë zhvilluan një operacion pasi panë lëvizjet e dyshimta të terroristëve.

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, tha se dy terroristë të PKK-së u kapën pasi vendosën 5 kilogramë eksploziv nën një automjet në stacionin e autobusëve të Stambollit sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për një kanal televiziv, Soylu tha se si rezultat i ndjekjes së kujdesshme të policisë në stacionin e autobusit dhe kujtesës së mprehtë të inteligjencës turke, ata zbuluan eksplozivin e vendosur nën një automjet, duke e neutralizuar atë.

Soylu tha se forcat e sigurisë zhvilluan një operacion pasi panë lëvizjet e dyshimta të terroristëve.

Kategoritë
BotaLajme