Turqi rritet në mbi 38 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiyen jugore javën e kaluar është rritur në 38.044, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave dhe të Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, AFAD-i tha se në terren janë duke vazhduar punimet e ekipeve të ndryshme, përfshirë policë, xhandarmërinë, mjekë dhe personelin e kërkim-shpëtimit.

AFAD-i tha se ka përfunduar instalimi i 172.265 tendave nga 386.874 të dërguara nga ministritë, institucionet dhe organizatat përkatëse dhe vende e organizata ndërkombëtare në rajonet e goditura rëndë nga tërmeti.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiyen jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Kategoritë
BotaLajme