Turqi, shtetasja ukrainase pranon Islamin

Në qytetin Bursa të Türkiye-s shtetasja ukrainase Yulııa Hvozdıeva, pranoi Islamin me një ceremoni konvertimi të mbajtur në institucionin e Myftinisë së qytetit Bursa.

Në qytetin Bursa të Türkiye-s shtetasja ukrainase Yulııa Hvozdıeva, pranoi Islamin me një ceremoni konvertimi të mbajtur në institucionin e Myftinisë së qytetit Bursa, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Myftinia e qytetit thuhet se Hvozdıeva aplikoi në myftini dhe tha se dëshiron të bëhet muslimane.

Në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në ndërtesën e Myftinisë, Hvozdıeva shqiptoi shehadetin nën udhëzimin e zv/myftiut të qytetit, Nurullah Koçhan.

Koçhan i dha Hvozdıeva-s informacione lidhur me parimet bazë të fesë islame dhe i dhuroi një Kuran, një libër ilmihal (për njohuri bazike të Islamit) si dhe libra me informacione të përgjithshme për fenë islame.

Kategoritë
BotaLajme