TURQI/ Sulm me armë në godinën e Federatës së Futbollit

Në drejtim të Selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) pranë Stambollit është gjuajtur sot me armë zjarri.

Sipas mediave lokale turke nuk ka pasur të lënduar.

Sipas agjencisë private të lajmeve “DHA”, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Autorët janë larguar me makinë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Selia e TFF ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha përmes Twitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

Kategoritë
BotaLajme