Turqi, tërmet me magnitudë 5.3 ballë në rajonin Bor të qytetit Niğde

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua me epiqendër rajonin Bor në qytetin Niğde në orën 13:27 sipas kohës lokale

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi rajonin Bor në qytetin Niğde të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e internetit të AFAD-it, thuhet se tërmeti me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua me epiqendër rajonin Bor në qytetin Niğde në orën 13:27 sipas kohës lokale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 7 kilometrash.

Kategoritë
BotaLajme