Turqi, vazhdojnë operacionet e shuarjes së zjarrit

Zjarri që shpërtheu në Manavgat më 28 korrik, i ndihmuar nga era u përhap në një kohë shumë të shkurtër. Ekipet në terren po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin që është përhapur në disa vendbanime.

Operacionet për shuarjen e zjarreve pyjore në disa lokacione në rrethin Manavgat në provincën turke Antalya po kryhen nga ajri dhe nga toka, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri që shpërtheu në Manavgat më 28 korrik, i ndihmuar nga era u përhap në një kohë shumë të shkurtër. Ekipet në terren po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin që është përhapur në disa vendbanime.

Zjarri pyjor është ende aktiv në zonat Ahmetler, Beydiğin, Kızılağaç dhe Sırtköy. Zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera përkatëse, së bashku me vullnetarët nga disa provinca, vazhduan të shuajnë zjarret.

Me shfaqjen e rrezeve të para të diellit, sërish filloi operacioni i shuarjes nga ajri, në të cilin marrin pjesë helikopterë dhe avionë.

Turqia ka disa ditë që po lufton me zjarret pyjore në disa provinca, përfshirë në Muğla, Antalya, Hatay, Adana, Isparta dhe shumë të tjera.

Kategoritë
BotaLajme