Turqi vazhdon të kontribuojë për Interpolin me të gjithë përvojën e saj

“Türkiye është një prej 20 vendeve të para që ka hedhur firmën e para në themelimin e Interpolit në vitin 1923”, tha kreu i Departamentit të Interpol/Europol të Türkiye-s, Selçuk Sevgel

Kreu i Departamentit të Interpol/Europol të Türkiye-s dhe delegat i Komitetit ekzekutiv të Interpolit për kontinentin e Evropës, Selçuk Sevgel tha se në 100 vjetorin e themelimit të Interpol Türkiye me të gjithë fuqinë, me të gjithë përvojën e saj të policisë vazhdon të kontribuojë në çdo fushë për Interpolin, raporton Anadolu.

Sevgel, i cili mori pjesë në konferencën e 50-të Rajonale Evropiane të Interpolit që mbahet në Ohër në Maqedonisë së Veriut ka bërë një deklaratë për AA.

Ai rikujtoi se në Asamblenë e Përgjithshme të 89-të të Interpolit të mbajtur në vitin 2021 në Türkiye, ata u zgjodhën si delegatët e kontinentit të Evropës në raundin e parë duke marrë nivelin më të lartë të votave. Më tej ai shtoi se përfaqësojnë Türkiye-n në nivelin më të lartë në Komitetin ekzekutiv, i cili merr të gjitha vendimet në Interpol.

Sevgel tha se vitin e kaluar kanë paraqitur mbështetjet e tyre që konferenca të mbahej në Maqedoninë e Veriut të cilën e konsideroi si vend mik dhe vëllazëror dhe e cila ka lidhje kulturore me Türkiye-n. Ai tha se Maqedonia e Veriut ka bërë një organizim shumë të mirë.

Sipas tij, temat kryesore të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane e Interpolit janë fushat e luftës ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, krimit ndërkufitar, lufta kundër krimeve terroriste si dhe lufta me krimet kibernetike që janë më të përfolurat në ditët e sotme.

“Është një konferencë e madhe që realizohet me pjesëmarrjen e rreth 49 vendeve dhe të 10 organizatave ndërkombëtare. Edhe ne, tre persona unë me dy kolegë të delegacionit përfaqësojmë vendin tonë në këtë konferencë. Në të njëjtën kohë ashtu sikur e kam thënë, unë jam këtu si përfaqësues i Komitetit ekzekutiv të Interpolit. Këtu diskutojmë se si mund të luftojmë së bashku krimet që kapërcejnë kufijtë (ndërkufitare), krimin e organizuar dhe krimet terroriste, se si ne si Interpol mund të maksimizojmë shkëmbimin e informacionit, se si mund të sigurojmë koordinimin me agjencitë e tjera policore ndërkombëtare dhe se si mund t’i rrisim në nivelin më të lartë këto”, tha Sevgel.

Ai theksoi se “Türkiye është një prej 20 vendeve të para që ka hedhur firmën e para në themelimin e Interpolit në vitin 1923. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne në atë kohë në vitin 1923 kur republika jonë sapo ishte themeluar u bëmë shkas për themelimin e këtij organizimi duke e kuptuar rëndësinë e tij”.

“Në vitin 1930 në Ankara u formua Türkiye Interpol NCB (National Central Bureau – Njësitë e Qendrës Kombëtare), janë të pranishme dhe nënshkrimet e Mustafa Kemal Atatürk. Dhe, këtë e kemi vendosur në kornizë në departamentin tonë dhe e mbajmë gjithmonë në zyrën e autoritetit. Në 100 vjetorin e saj, Türkiye me të gjithë fuqinë, me të gjithë përvojën e saj të policisë vazhdon të kontribuojë në çdo fushë për Interpolin”, tha Sevgel duke informuar se këtë vit festojnë 100 vjetorin e Interpolit.

Në konferencën e 50-të Rajonale Evropiane të Interpolit, krahas ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të policisë nga Evropa marrin pjesë edhe përfaqësues të Interpolit dhe ekspertë të sigurisë.

Konferenca do të vazhdojë me dyer të mbyllura për median dhe do të përfundojë më 10 maj.

Kategoritë
BotaLajme