Turqia, 11 të vdekur si pasojë e shpërthimit në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya ka përditësuar numrin e të vdekurve nga 12 në 11 në shpërthimin që ndodhi në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë në provincën Balıkesir.

Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya ka përditësuar numrin e të vdekurve nga 12 në 11 në shpërthimin që ndodhi në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë në provincën Balıkesir, raporton Anadolu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler dhe ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Vedat Işıkhan ekzaminuan vendin e ngjarjes dhe u informuan nga zyrtarët rreth incidentit.

Në deklaratën e tij ministri Yerlikaya duke rikujtuar se numri i të vdekurve më parë ishte njoftuar si 12, e përmirësoi të jetë 11. “8 gra, 3 meshkuj fatkeqësisht humbën jetën”, tha Yerlikaya duke shtuar se 7 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në pjesën e prodhimit të kapsulave të fabrikës së municionit për arsye ende të panjohura.

Pas ngjarjes në rajon janë dërguar shumë autoambulanca. “Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet”, tha Yerlikaya duke shtuar se hetimi ende vazhdon.

Presidenti turk Recep Tayyi Erdoğan në një mesazh ngushëllimi për incidentin, shprehu pikëllimin e tij për humbjen e jetëve.

Ai tha se të gjitha institucionet përkatëse janë udhëzuar që të nisin menjëherë një hetim të plotë për incidentin, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Kategoritë
BotaLajme