Turqia, 7 të vdekur nga shpërthimi në një restorant në Aydın

Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur në shpërthimin që ka ndodhur në një restorant në provincën turke Aydın, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i provincës jugperëndimore të Türkiye-s, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazıllı.

Sipas tij, në mesin e të plagosurve, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi.

Kategoritë
BotaLajme