Turqia: Ata që vazhdojnë ta shohin Stambollin si 569 vjet më parë, jetojnë në iluzion

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare publikoi të dielën një mesazh me rastin e 569-vjetorit të ngadhënjimit mbi Stambollin, ku theksoi se ata që vazhdojnë ta shohin Stambollin ende si në shekullin XV, jetojnë në iluzion.

“Ta shohësh Stambollin, i cili u ngadhënjye 569 vjet më parë, duke ëndërruar Perandorinë Romake ose Bizantin, është një iluzion. Ata që kanë mall për 1.000 vjet më parë, zbulojnë qartë se kush është ekspansionist dhe kush është pengesë për paqen”, shkroi Ministria në mesazhin e saj me rastin e 569-vjetorit të ngadhënjimit mbi Stambollin nga Sulltan Mehmeti II.

“Fakti që ata, të cilëve gjoja u vjen keq për Shën-Sofinë, nuk e kundërshtojnë shembjen e xhamive në Greqi – çdonjëra prej të cilave është një trashëgimi kulturore e mbetur nga vitet 1.500 – si dhe zëvendësimin e tyre me kinema, salla ekspozite, komplekse akomodimi dhe magazina, është një situatë kaq e pashpresë, saqë nuk mund të justifikohet as nëpërmjet hipokrizisë”, nënvizoi Ministria në mesazhin e publikuar nga llogaria e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Në postim vihet në pah gjithashtu se Shën-Sofia, e cila është përdorur si xhami për shekuj me radhë, është nën mbrojtjen e kombit turk që nga viti 1453 e këtej.

“Administrata greke, e cila nuk i jep as vend për varr një myslimani kur ai vdes, po përpiqet të mbulojë realitetet e saj qorre duke mashtruar popullin e vetë me ëndrra të zbrazëta. Nuk lyhet dielli me baltë. Ne e përkujtojmë me respekt, mirënjohje e falënderim Sulltan Mehmet Fatihun dhe ushtrinë e tij heroike, të cilët ngadhënjyen mbi Stambollin 569 vjet më parë”, thuhet në fund të mesazhit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme