Turqia brenda 6 viteve neutralizoi rreth 17 mijë terroristë në Sirinë veriore

Më 24 gusht 2016, Türkiye nisi operacionin e saj të parë në veri të Sirisë për të neutralizuar organizatat terroriste, veçanërisht DAESH, që kërcënonin sigurinë e saj, dhe për të garantuar sigurinë kufitare.

Forcat e Armatosura të Türkiyes me operacionet “Mburoja e Eufratit”, “Dega e Ullirit” dhe “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë neutralizuan 16.913 terroristë brenda 6 viteve.

Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), Türkiye në kuadër të së drejtës së saj për vetëmbrojtje që rrjedh nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, më 24 gusht 2016, Türkiye nisi operacionin e saj të parë në veri të Sirisë për të neutralizuar organizatat terroriste, veçanërisht DAESH, që kërcënonin sigurinë e saj, dhe për të garantuar sigurinë kufitare.

Në kuadër të operacionit të quajtur “Mburoja e Eufratit”, njësitë tankiste të ushtrisë hynë në veri të Sirisë.

Në ditën e parë të operacionit më 23 shkurt 2017, qendra e rrethit Jarablus dhe qendra e rrethit Bab u çliruan nga DAESH-i.

Me operacionin, vendbanimet e shtrira në një sipërfaqe prej 2 mijë e 55 kilometra katrorë u pastruan nga terroristët brenda 217 ditëve dhe më 29 mars 2017 u njoftua se operacioni përfundoi me sukses.

Me operacionin “Mburoja e Eufratit”, ushtarët turq në 7 muaj neutralizuan 5.912 terroristë, prej të cilëve 3.936 anëtarë të DAESH-it dhe 1.976 anëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG.

Me operacionin, u shkatërruan 18.796 eksplozivë dhe mina të punuara me dorë, të vendosura në rajon nga terroristët. Pasi u vendos siguria e rajonit, shumë civilë të zhvendosur për shkak të terrorizmit u kthyen.

Operacioni “Dega e Ullirit” nisi me 72 avionë, në kujtim të 72 dëshmorëve.

Objektivi i Forcave të Armatosura Turke më 20 janar 2018, kësaj radhe ishte Afrini, i cili ishte i pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në veriperëndim të Sirisë.

Në kujtim të 72 ushtarëve turq që ranë dëshmorë në operacionin “Mburoja e Eufratit”, 72 avionë luftarakë u ngritën dhe bombardimet ndaj objektivave terroristë filluan në orën 17:00 të së njëjtës ditë.

Në operacionin e quajtur “Dega e Ullirit”, ushtarët e Türkiyes treguan çdo kujdes dhe ndjeshmëri për të parandaluar dëmtimin e civilëve, ndërsa organizata terroriste u përpoq të parandalonte operacionin duke përdorur si mburojë civilët në zonat e pushtuara.

Një nga shtyllat më të rëndësishme të operacionit ishte marrja e malit Barsa në qytetin Sharran më 28 janar.

Në operacion, qendra e venbanimit Bulbul u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-së më 1 shkurt 2018, qendra e venbanimit Rajo më 3 mars 2018, qendra e venbanimit Sheikh Hadid më 4 mars, qyteti Sharran më 6 mars 2018 dhe qendra e qytetit Jinderes më 8 mars 2018.

Me operacionin u neutralizuan 7 mijë e 172 terroristë

Në fjalimin e tij të 18 Marsit, Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 103-vjetorin e Fitores së Çanakales, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se qendra e rrethit Afrin u mor plotësisht nën kontroll nga anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke dhe se ishte pastruar plotësisht nga terroristët.

Me operacionin “Dega e Ullirit” u neutralizuan 7.172 terroristë. U shkatërruan 2.289 mina dhe eksplozivë të punuar me dorë të vendosura nga organizata terroriste PKK/YPG në rajon.

Në operacion, i cili përfundoi pasi qendra e Afrinit u pastrua nga terrorizmi, 6 qendra qytetesh, 282 fshatra, 6 vendbanime, 23 male dhe kodra strategjike, 1 digë, 50 pika strategjike u vunë nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (SNA) dhe forcat e Türkiyes.

Pasi u vendos siguria e rajonit, shumë civilë të zhvendosur për shkak të terrorizmit u kthyen në rajon.

Operacioni “Burimi i Paqes” filloi më 9 tetor 2019

Për të shkatërruar korridorin e terrorit që po tentohej të krijohej në kufirin jugor të Türkiyes dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon, Türkiye nisi më 9 tetor 2019 operacionin “Burimi i Paqes”, kundër YPG/PKK-së dhe DAESH-it.

Forcat turke hynë në lindje të Eufratit nga Tel Abyadi në orën 22:30 të ditës së parë të operacionit.

Në ditën e katërt të operacionit, qendra e rrethit Rasulayn dhe në ditën e pestë qendra e rrethit Tel Abyad u pastruan nga terroristët e YPG/PKK-së. Me operacionin, rreth 600 vendbanime të shpërndara në një sipërfaqe prej më shumë se 4.000 kilometra katrorë u pastruan nga terrorizmi.

Gjatë takimit të tyre në Ankara më 17 tetor 2019, presidenti Erdoğan dhe ish-zëvendës presidenti i SHBA-së, Mike Pence, ranë dakord të pezullonin operacionin “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të tërhiqnin YPG/PKK-në nga zona e sigurt. Gjatë kësaj periudhe, shumë anëtarë të YPG/PKK-së u evakuuan nga Resulayn-i në Haseke.

Në kuadër të operacionit u neutralizuan 3.829 terroristë. Pasi Forcat e Armatosura Turke vendosën sigurinë në rajon dhe neutralizuan 1.185 mina dhe eksplozivë të punuar me dorë të vendosura nga terroristët, një numër i madh civilësh të zhvendosur për shkak të terrorizmit u kthyen në zonë.

Përveç kësaj, pas sulmit ajror ndaj ushtarëve turq në Idlib duke qenë në misionin e vëzhgimit të armëpushimit në zbatim të marrëveshjeve të Astanës më 27 shkurt 2020, Türkiye nisi një kundëroperacion.

Ministri i Mbrojtjes i Türkiyes, Hulusi Akar, në një deklaratë në postën e komandës taktike në pikën zero të kufirit me Sirinë, njoftoi se kishte filluar operacioni “Mburoja e Pranverës”.

Forcat e Armatosura Turke (TSK), të cilat përdorën efektivisht dronët në kuadër të operacionit, në një kohë të shkurtër i shkaktuan humbje të mëdha regjimit dhe elementëve të organizatës terroriste PKK/YPG. Pas takimit mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit Vladimir Putin për negociatat për Idlibin në Pallatin e Kremlinit më 5 mars, u morr vendimi për armëpushim në Idlib.

Kategoritë
BotaLajme