Turqia dënon me 12,5 vite burg spiunin grek të kapur nga inteligjenca turke

Shtetasi grek u kap dhe arrestua gjatë operacionit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës turke (MIT) në Gaziantep më 25 qershor.

I pandehuri i cili u gjykua për spiunim për Greqinë në Gaziantep të Türkiye-s, u dënua me 12 vjet e 6 muaj burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e Gjykatës Penale 2 mori pjesë i pandehuri Muhammad Amar Ampara dhe avokati i tij. I akuzuari i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka pohuar se nuk ka ndarë asgjë me askënd.

Prokurori i gjyqit deklaroi se i pandehuri i ka përcjellë Shërbimit Informativ Kombëtar grek (EYP) informacione për sigurinë kufitare dhe se në hulumtimin e bërë në celularin e tij janë konstatuar mesazhe me tema të ngjashme, duke kërkuar dënimin e tij.

Gjykata Ampara-n e dënoi me 12 vjet e 6 muaj burg për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

Shtetasi grek Muhammed Amar Ampara, i cili u konstatua se ishte përfshirë në aktivitete spiunazhi kundër Türkiye-s për llogari të EYP-së, u kap dhe arrestua gjatë operacionit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës turke (MIT) në Gaziantep më 25 qershor.

Kategoritë
BotaLajme